IslamHouse Shqip
‘Hallovini’ - 13 këshilla për prindërit
Hallovini është festë pagane dhe festohet pjesërisht si kujtim i shejtanit, i cili është i lig dhe të cilit secili duhet t’i largohet dhe të kërkojë strehim prej tij te Allahu.
Paramendo se fëmijët tuaj janë kthyer në shtëpi natën e Hallovinit (31 tetor) dhe kërkojnë prej jush të luani dhe të kënaqeni. Ata nuk mund të presin për të gjithë çamçakëzët, lëpizat dhe kekët, as ta përmendin të veshurit si Pokemoni ose kostumet që iu pëlqejnë shokëve të tyre.
Këto janë disa këshilla si të silleni me ‘poterën e Hallovinit’:
Këshilla 1: Mësoje saktësisht se çka është Hallovini.
Shumë shpesh, prindërit vet janë të paditur rreth prapavijës së shkaqeve dhe festave si Hallovini. Mos mendo se kjo është çështje e parëndësishme. Së pari mësojeni pse festohet Hallovini, pastaj do të mendoni dy herë rreth përfshirjes së fëmijëve tuaj në këtë festë. Në të vërtetë, secili prind i cili mundohet t’i rrisë fëmijët e tij ose të saj si persona të ndërgjegjshëm ndaj Zotit do ta kundërshtojë arsyen e kësaj feste. Kaloni vetëm një orë në bibliotekë duke kërkuar në enciklopedi dhe kontrolloni revistat e festave të miteve. Nëse e diskutoni këtë me fëmijët tuaj duke përdorur informacione korrekte, dhe ata kuptojnë se ju e dini se çka jeni duke folur, ata madje mund të pajtohen me juve rreth mospjesëmarrjes në ritual.
Këshilla 2: Bisedoni me ta së paku para disa javësh.
Kjo bëhet më lehtë nga fakti se tregtia e bonboneve dhe kostumeve të “Hallovinit” janë gati dhe rituali vjetor i filmave me tmerre lëshohet në televizion. Kështu që është koha ta ulim poshtë ‘Ajshen ose Aliun’ për të biseduar rreth Hallovinit. Biseda me ta tani e kundërvënë në mëngjesin e 31 tetorit do t’u jepte atyre pak kohë për t’u menduar, gjithashtu edhe të mësohen me idenë për të mos qenë të mashtruar vetëm sepse shokët e tyre janë.
Këshilla 3: Ua shpjego në mënyrë të arsyeshme se ne kemi festat tona.
Biseda rreth Hallovinit në kontekstin e fjalimit të zjarrtë rreth asaj se si “këta jo myslimanët janë kaq të djallëzuar” nuk do t’i ndihmojë ‘Ajshes ose Aliut’ të kuptojnë pse ata nuk do të marrin pjesë. Në vend të kësaj, u shpjego se çdo grup ose kulturë ka festat e veta, dhe ne si myslimanë kemi festat tona. Hallovini është festë pagane. Por kur vjen festa e Bajramit, ajo është festa jonë. Ua shpjego në mënyrë të qetë se çka është kjo, duke i theksuar rreziqet e Hallovinit dhe i leni fëmijët tuaj të mendojnë rreth kësaj.
Këshilla 4: Mendo rreth rreziqeve tjera të Hallovinit (kjo vlen për Amerikë)
Tregime të tmerrshme rreth tehut të shpatës në mollë, ‘pastrues’ të dhënë në vend të çokollatave për t’i mashtruar, ose rreziku në rrugë duhet gjithashtu të përmendet, por mos u përqendroni në arsyet pse e kundërshtoni Hallovinin.
Këshilla 5: Ua shpjegoni se secila prej festave tona ka një kuptim.
Ua përkujto fëmijëve tuaj se për ne myslimanët festat tona gjithmonë kanë një kuptim të mirë dhe pozitiv. Për shembull, në Fitër Bajram ne festojmë kënaqësinë tonë të agjërimit gjatë muajit të bekuar të Ramazanit, e cila është kohë kur ne përpiqemi të jemi më afër Allahut dhe të bëhemi myslimanë më të mirë. Hallovini, në anën tjetër, festohet pjesërisht si kujtim i shejtanit, i cili është i lig dhe të cilit secili duhet t’i largohet dhe të kërkojë strehim prej tij te Allahu.
Këshilla 6: E thekso se nuk ka asgjë të keqe të jesh ndryshe.
Kjo pikë është vendimtare sepse do të ketë tjera festa më vonë në jetën e tyre kur fëmijët myslimanë nuk duhet të marrin pjesë në aktivitetet shkollore. Kjo nuk do të thotë largim i vazhdueshëm nga të gjitha aktivitetet dhe shfaqjet shkollore, por do të thotë se si myslimanë, ata duhet ta marrin atë që është e mirë, por gjithashtu ata duhet të mësojnë të refuzojnë atë që është e keqe, në mënyrë të urtë.
Këshilla 7. Tako mësuesin e fëmijëve për ta diskutuar këtë.
Caktoje një takim për të diskutuar rreth Hallovinit dhe festave ose aktiviteteve të cilat ti si mysliman nuk dëshiron që fëmija juaj të përfshihet në to. Por gjithashtu bisedo rreth llojeve të aktiviteteve të cilat i këshillon ose i pëlqen dhe diskuto rreth festave islame.
Dil vullnetar në ramazan, për shembull, ta paraqitësh dhe t’u sjellësh ushqim fëmijëve gjatë bisedës rreth rëndësisë së këtij muaji për muslimanët.
Këshilla 8: Mos i dërgo në shkollë ata ditën e Hallovinit nëse aty ka festë.
Nëse mësuesi ka caktuar një festë të Hallovinit në klasë, thjesht mos e dërgo ‘Aliun ose Ajshen’ në shkollë atë ditë. Sidoqoftë, para se ta bësh këtë, ju duhet t’ia shkruani një letër të shkurtër ose njoftim mësuesit për t’ia shpjeguar arsyen pse djali ose vajza juaj nuk do të shkojë në shkollë atë ditë.
Këshilla 9. Mblidhni ata në shtëpinë e një shoku mysliman në ditën e Hallovinit.
Mos e bëj këtë një rast të veçantë. Nëse rregullisht takoheni me familjet tjera myslimane dhe fëmijët tuaj me fëmijët e tyre, i vizito ata ose i fto ata vetëm për të luajtur ose për të ndenjur. Kjo do t’ua largonte mendjen nga histeria e Hallovinit që ndodh jashtë.
Këshilla 10: Dilni me ta për petulla.
Ose çkado tjetër hallall, vetëm për të mos ndenjur në shtëpi kur ‘mashtrimet’ vijnë të trokasin, çka do ta forconte histerinë e Hallovinit.
Këshillla 11. Fikni dritat, mbyllini dritaret dhe mësoni fqinjët tuaj (për Amerikë ose bashkësitë që e festojnë)
Fikja e dritave do t’ua bëj me dije se shtëpia juaj me të vërtetë nuk është e interesuar për Hallovinin. Mbyllja e dritareve mund të jetë e domosdoshme, që kur hidhen vezët në shtëpinë e ndonjërit i cili nuk jep bonbone, nuk është e pazakontë për Hallovin. Mësoji fqinjët tuaj rreth Hallovinit duke i njoftuar me një shënim të shkurtër rreth asaj se pse ju nuk e festoni atë.
Shema Imam, për shembull, në një ditë të Hallovinit, vendosi një shënim dekorativ në derën e saj për t’iu treguar fqinjëve të saj se ajo nuk përkrah lavdërimin e rremë satanik të shejtanit që pasqyrohet nga Hallovini. Sidoqoftë, ajo tha se ishte mrekulli se atje ishte bashkëpunimi i lagjes për ta përkrahur sigurinë e fëmijëve në Hallovin. Imam nuk mori ndonjë koment, por gjithashtu tha se askush nuk e gjuajti shtëpinë e saj me vezë.
Këshilla 12: Përhape fjalën dy ose tri javë më parë, organizo ndonjë seminar.
Kjo do të ishte për nënat, baballarët myslimanë dhe fëmijët e tyre. Do të duhej të ishte një prezantim se çka saktësisht ishte Hallovini dhe çka duhej të bënin prindërit myslimanë. Derisa të diskutohej kjo, fëmijët do të duhej lejuar të luanin bashkë nën mbikëqyrjen e një grupi kujdestaresh. Kjo do të shërbente për informimin e nënave dhe baballarëve, derisa fëmijëve iu jepet një rast për t’u argëtuar (dhe ndoshta me këtë ata do t’i largoheshin natës së çmendur të Hallovinit-shiko këshillën 9)
Këshilla 13: Mbaje premtimin rreth festës së Bajramit
Për një numër të të rinjve myslimanë të cilët kanë lindur në perëndim, festa e Bajramit është vetëm një ditë tjetër, ku prindërit madje as nuk marrin ditë të lirë në punë. Në rastin tjetër, kur ata mund të marrin ditë të lirë, rituali është i njëjtë: ngrihen, veshin rroba të reja, shkojnë nëpër salla luksoze, falen, duke mos kuptuar se çka po ndodh në të vërtetë, përqafohen me “Urime Bajramin”, kthehen në shtëpi, hanë ushqim tradicional, fitojnë para (si dhuratë e Bajramit). Pikë. Nuk ka mahnitje të ndriçimit të syve të fëmijëve tanë kur ata shohin dritat e krishtlindjeve, dhurata të mbështjella me shkëlqim dhe kur dëgjojnë për argëtimin dhe kënaqësinë e Hallovinit.
Bëjeni Bajramin të veçantë. Mos bëni ashtu që vetëm t’ua mbushni mendjen atyre që të mos marrin pjesë në Hallovin e pastaj ta thyeni premtimin. Në Bajram, merrni ata në namazin e Bajramit, merrni ata në lokalin që organizon festën e Bajramit ose në parkun argëtues. Organizoni takim dhe i ftoni shokët e tyre. Ka mundësi për argëtim hallall. Ne iu kemi borxh fëmijëve tanë, nëse duam që ata të jenë myslimanë dhe të krenohen me këtë, të festojnë festat në jetë të cilat vërtet kanë arsye për ne, sikur festat e dy bajrameve.
ليست هناك تعليقات:
إرسال تعليق