30 Ramazan
AJET KURANOR
Allahu i Madhërishëm thotë:
Dhe adhuroje Zotin tënd derisa të të vijë vdekja! [El-Hixhër: 99]

HADITH
Dy burra nga fisi Kuda’a pranuan Islamin në kohën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, njëri nga ta ra shehid (dëshmor), kurse tjetri vdiq pas një viti. Talha Ibn Ubejdullahi na tha: “Një natë e pashë në ëndërr Xhenetin, e pashë atë që kishte vdekur më pas duke hyrë në Xhenet para dëshmorit. Kjo gjë më çuditi, kështu që në mëngjes i tregova për këtë të Dërguarit të Allahut. Ai, paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të, më tha: “A nuk ka agjëruar ai një Ramazan më shumë sesa dëshmori, a nuk i ka falur gjashtëmijë rekate (farz) më shumë se ai dhe kaq e kaq rekate sunet?” [Hadithin e shënon Ahmedi, kurse Albani e cilëson si hadith “sahih”.]

SHNDRITJE
Ende e ke mundësinë, mos e humb atë!
Ende e ke mundësinë, mos e humb atë!
Shkëputur nga libri "Ditët e agjëruesit" (Jeumijat saim) të autorëve Adil Esh Shiddi dhe Ahmed El Mezjed
ليست هناك تعليقات:
إرسال تعليق